Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Reforma e dhimbshme”/Kë po paralajmëron ambasadorja Kim?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim habiti thuajse gjithë shqiptarët të enjten në mbrëmje me një cicërimë të beftë. Pasi ishte takuar me kryeministrin dhe ambasadorë të perëndimit, sipas Ramës për reformën zgjedhore, pasi kishte takuar kryetarin e PD-së pas tij, pasi kishte takuar këshilltarët e presidentit, dhe pasi kishte uruar tre prokurorët e rinj të SPAK, ambasadorja shkroi:

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë.”

Ambasadorja i kishte zgjedhur fjalët me kujdes: “marrëveshje prapa krahëve,” “për të vrarë reformën.” Këto janë gjëra që i di ambasadorja, e cila ka plot burime. Tek ajo, si tek çdo ambasador tjetër amerikan, falen shumë nga bashkëkombësit tanë.

E lexuam mirë, për ta vrarë!

Reforma është e dhimbshme – këtë po, e dimë të gjithë. Treçereku i atyre që kanë kaluar nëpër “rrathët e vetingut” kanë rënë nëpër të krisurat që kanë krijuar punët e tyre të pista në karrierat e tyre. Është e ngadaltë – edhe këtë e dimë të gjithë. Jo vetëm sepse ranë shumica, por edhe sepse i kanë vënë stërkëmbësha që në nisje. Disa në mënyrë publike, disa në mënyrë jopublike, disa teksa e duartrokisnin ditën dhe e i ngulnin thika natën. Është e ngadaltë edhe sepse askush nuk e imagjinonte që treçereku do të rrëzoheshin. Gjykata Kushtetuese, kolaps prej vetingut. Gjykata e Lartë, thuajse njësoj. Është e papërsosur – edhe këtë e dimë. Kemi parë disa profesionistë që i njeh e gjithë Shqipëria të rrëzohen në ato rrathë. Profesionistë të mirë, të zotë, jo të pasur por të zakonshëm. Një prej tyre foli sot pasi pa se si një nga anëtarët e KPA, i cili e kishte rrëzuar atë vetë në veting, kishte gënjyer në aplikim. Dhe askush nuk e kishte parë. Dhe në këtë pikë, varet se çfarë do që të shohësh: faktin që ia kishte hedhur sistemit dhe kishte arritur në KPA apo faktin që u kap dhe tani nuk është më aty?

Pjesa tjetër e mesazhit të Ambasadores Kim ishte se reforma është e nevojshme. Dhjetëra të shkarkuar sepse kishin zhvatur mijëra shqiptarë, zhvatur bukën e gojës por edhe të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre. Qoftë edhe kaq na thotë se është e nevojshme. Reforma po bën përparim. Kemi folur gjatë për SPAK, por fakti është që ende nuk është i plotësuar. Nuk ka ende pjesën e domosdoshme përbërëse – BKH. Një vit më parë, SPAK-u as nuk ekzistonte. Duhet të vazhdojë. Normal që po – është shpresa për shumë gjëra këtu: për drejtësi, në radhë të parë, për ndëshkim, së dyti, për shpresë për të ardhmen, së treti.

Çfarë mund të jetë duke ndodhur prapa krahëve? Nuk e dimë, të paktën ende jo. Por dimë dy gjëra që kanë ndodhur realisht: e para, më 14 maj, deputeti socialist Adnor Shameti këmbënguli se reforma në drejtësi duhet të rishikohet sepse ngritja e gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë kanë ngecur. Kryeministri tha se nuk ka arsye të ndërmerret një veprim i tillë por edhe që, nëse do të ndërmerrej, do të bëhej me dakordësinë e bashkëautorëve, pra SHBA dhe BE.

Lexo edhe :  Kaosi në Kuvend/ Brenda 8 Tetorit del fatura e dëmeve! Do u mbahet nga rroga deputetëve

E dyta, sipas kryetarit republikan Fatmir Mediu, presidenti Ilir Meta ka hartuar një platformë me 11 pika dhe atë ua ka parashtruar “zotit Rama dhe ndërkombëtarëve, ka diskutuar edhe me përfaqësues të opozitës përpara se të ndodhte ngjarja e teatrit. Në të përfshihen disa çështje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfundimi i Reformës zgjedhore, ecuria në sistemin e drejtësisë. Për të shkuar edhe në bashkëpunim politik për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të pasur një drejtësi të nevojshme që kalojnë përmes një Këshilli Politik përpara se të miratohen nga pikëpamja juridike në parlamentin e Shqipërisë.”

Presidenti ia paska treguar të gjithëve platformën, përveç publikut, atyre që iu ul në gjunjë më 2 mars me kushtetutë në dorë. “…të kalojnë përmes një këshilli politik…” paska thënë? Po a nuk e bëmë reformën që drejtësia të mos kalonte më nëpër “këshilla politike?” Ky e dashka “përmes këshillash politikë” ndërsa të djathtët duan në kolegjin zgjedhor gjyqtarë pa vetting!

Ndoshta kaq ka mjaftuar për Ambasadoren Kim, sepse është thënë gjithmonë, në Uashington dhe Tiranë, se reforma në drejtësi përbën një nga prioritetet e politikës së SHBA në Shqipëri dhe është një nga tri prioritetet e punës së Ambasadores Kim.

Reagimet ishin të menjëhershme ndaj cicërimës së Kim.

Kryeministri, pa të cilin nuk mund të bëhet asnjë arnim i reformës, iu përgjigj ambasadores me një cicërimë të vetën, “AGREE” (dmth dakord) dhe shtoi flamujt shqiptar, amerikan dhe evropian, të cilët i valëvit pa pushim. Pastaj shtoi diçka nga Shekspiri që s’po dimë si ta lexojmë, “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu.” shkruan gazeta SI.

Cicëroi edhe kryetari i PD-së, “Çfarëdo ndryshimesh kushtetuese apo ligjore lidhur me reformën në drejtësi nga parlamenti i tanishëm janë jo legjitime. Të tilla ndryshime iu shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të shtrembëruar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë.” Fjalë interesante nga kryetari i opozitës! Dmth nga ky parlament jo, por nga ai ku do jetë zoti Basha, po? Pra zoti Basha u distancua përgjysmë nga propozimet për rishikim. Pse nuk u distancua plotësisht? Ndoshta sepse është “pakëz” dakord? Ndoshta sepse s’ka gjë në dorë? Edhe ka mundësi.

Tani të shohim se çfarë do të thotë propozuesi real. Ai që ia ka treguar platformën të gjithëve në zyrë por askujt në publik. Pse ta ketë bërë këtë propozim? Ka hallin e vet se mos Rama dhe Basha i punojnë ndonjë rreng dhe do që të mbetet në lojë? Ka hallin e vet dhe do vërtet ta vrasë reformën në drejtësi? Çdo gjë është e mundur. Por, pas cicërimës së Yuri Kim, e cila duket më shumë si paralajmërim, kushdo që të lëvizë një gisht apo të hedhë një hap, gjërat do të jenë më ndryshe. Dhe Yuri Kim do të jetë aty për ta ose t’i treguar me gisht.

 

 

b.gj/fjala.al

 

Të fundit

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka...

Çfarë ndikimi mund të kenë në Tokë shpërthimet e mëdha diellore?!

Shpërthimet diellore të lëshuara nga Dielli mund të kenë një efekt të mëvonshëm në Tokë. Të martën më datë 1 tetor, Dielli lëshoi ​​dy...

E keni ditur gabim! Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat

Ka shumë persona që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet...

Hendeku gjinor në Shqipëri/ Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si...

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Nga Mero Baze Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe figurë, se si Komandanti I...

Lajme të tjera

Web TV