“Ti meriton shumë”, Aurela Gaçe uron me fjalë zemre Eli Farën për ditëlindje

Këngëtarja e muzikës shqiptare Eli Fara ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Të shumta kanë qenë urimet që i kanë shkuar këngëtares së dashur për publikun shqiptar.

Vajza e saj Marina e ka surprizuar nënën e saj më të tufë të madhe trëndafilash të kuq. “U bëfsh 100 vjeçe e bukura ime @elifaramari ❤️”- shkruan Marina.

Një ndër urimet më të veçanta ishte ai i mikeshës së saj këngëtares Aurela Gaçe.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë, jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzoje zemrën me gjithçka dëshiron e mertiton.

E ti, meriton shumë, fisnike . E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës time”./b.b/Fjala.al