Abuzoi seksualisht me 1 shqiptare dhe 6 britanike, zbulohet pas 8 vitesh në Greqi ‘Dragoi i Kavos’

 Është pikasur pas 8 vitesh nga policia greke, Dimitri Spioti, i quajtur ndryshe me nofkën ‘Dragoi i Kavos’, pasi është në kërkim për përdhunimin e një shqiptareje dhe 6 britanikeve.

Spioti ishte dënuar 52 vite burg për këto veprime dhe pas 8 vitesh ai është pikasur nga Policia.

Në 2012-ën ai abuzoi seksualisht me një shqiptare 34-vjeçare të martuar, ndërsa 2 vite më parë kishte përdhunuar edhe 6 turiste britanike teksa në 2019 kishte përfituar lirinë.

Gjatë operacionit për kapjen e tij gjatë ditës së sotme Spioti ka përfunduar në një greminë 200 metra dhe Policia po punon për ta nxjerrë dhe për ta kapur atë.k.t/Fjala.al/