Braçe uron Bajramin: Është festa juaj, jo e hajdutëve që kanë gënjyer për xhaminë e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Braçe, zv.kryeministri ka uruar gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Braçe, me anë të një postimi të gjatë, ka uruar myslimanët për më shumë paqe dhe dashuri, dhe ka ironizuar politikanët për premtimet që nuk kanë mbajtur.

“Çdo shqiptari të zakonshëm, të besimit islam, kudo që të ndodhet, dua t’i uroj me shpirt; Gëzuar Bajramin e madh! Kudo që të ndodhesh, në Divjakë- Cerme të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Kamp, Shkumbin, Sulzotaj, Shenepremte, Mize, Xeng, Zharnec, Gërmenj, Bishtcukas, Hallvaxhias, Hoxhaj, Dushk Can, Tre Ura, Stravec, Grabian, Ferras, Sopez, Spolate, Babunje, Kamenice, Kryekuq, Gurr, Remas, Mucias, Bedat, Adriatik,
Bushnje, Berat, kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Të kesh Zotin pranë, besimin e fortë në të, paqen, miresinë, dashurinë, kujdesin, solidaritetin, përulesinë, drejtësinë e barazinë si vlera themelore të komunitetit tonë!
Gjendju të pamundurit, nevojtarit, të sëmurit, punëtorit, shërbyesit! Ndaj me ta jo thjesht besimin ne zot, por gjithçka ke, nga vlerat, mundësitë deri tek ushqimi, ilaçet dhe çdo gjë që e bën jetën e tjetrit më të mirë!

Para Zotit jemi të gjithë të barabarte pavarësisht nga pushteti, pasuria, fuqia që buron prej tyre! Dua ta përsëris; Është festa juaj, vlerave tuaja si njerëz modeste e të përulur, të zakonshëm por të jashtëzakonshëm si të tille! Nuk është festa e vrasësve që, kujtohen për Zotin pasi i marrin jetën që Zoti i fali tjetrit të paqtë e të pafaj, thjesht si fuqi e pushtetit mbi te ndryshmin, kundërshtarin, atë që nuk i bindet fuqisë së tij të padrejtë, pa moral e vlera; Nuk është festa e hajdutëve që, kujtohen për Zotin kur duan të fshehin vjedhjet, grabitjet, abuzimin e korrupsionin, pasurimin e paligjshëm, të padrejtë e asfare moral duke i mohuar mundësitë që Zoti ju ka dhënë gjithë të tjerëve, thjesht si keqpërdorim i pushtetit;

Lexo edhe :  Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Nuk është festa e mashtruesve që, të shohin në sy e pa respekt, nder e dinjitet, moral, flasin për Zotin, flasin në emër të Zotit apo me keq, bëjnë si Zoti kur në fakt mashtrojnë, gënjejnë çdo dite, çdo vit, përherë, në dite feste edhe më shumë, për t’u dukur ata që nuk janë, nisur nga nevoja ulëritëse për puahtet mbi njerëzit e zakonshëm! Nuk mund të jenë këta pronaret e besimit, ëndrrave, shpresës së njerëzve, komuniteteve! E mbani mend se sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe”, ka shkruar Braçe.

Të fundit

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Lajme të tjera

Web TV