Vrasja në Vlorë/Detaje të reja nga ekzekutimi i të riut, si i zunë pritë para shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri e 25-vjeçarit në Vlorë. Kristjan Breshanaj u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 01:00 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Breshanaj është qëlluar me 5 plumba vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona ende të paidentifikuar.

Po ashtu mësohet se 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima. Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të zonës përreth dhe përgjatë zonës ku u gjet makina e djegur e autorëve

Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur. Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur ai apo dhe vëllai i tij.

Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, siç është Fiter Bajrami./b.b/fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV