Ajo është një nga femrat më seksi të ekranit, një personazh klasik dhe mikja më e ngushtë e Victoria Beckham. Por Eva Longoria rrëfen se i është dashur shumë punë për të arritur aty ku është.
Ajo ka zbuluar përmes një interviste se i është dashur të bëjë lloj-lloj punësh për të paguar faturat, madje ndër audicionet e para që ka realizuar për të nisur karrierën si aktore, ka qënë në rolin e një prostitute më shumë se 20 vjet më parë.
Sot 45 vjeçarja, thotë se nga audicioni në audicion, i është dashur të ndërrojë veshjet edhe në rrugë. Megjithatë roli i parë i rëndësishëm që iu besua në nisje të karrierës ishte ai i Garbeille Solis, në filmin “Shtëpiaket e dëshpëruara” që u transmetua në vitin 2004 deri në 2012-ën.
Filmi u transmetua në mbi 200 vende të botës, duke e shndërruar Evën në një yll të ekranit, prej së cilës siguroi role edhe në filmat “The sentinel” në 2006-ën dhe “Over her Dead Body”.
Ajo është vlerësuar 2 herë nga revista e famshme “Maxim” si femra më seksi në botë, si gruaja e vitit nga revista “Rolling Stone” sikurse ka siguruar kontrata mijëra miliona dollarëshe si imazhi i kompanisë “L’Oreal”. Në vitin 2017 ajo lançoi edhe linjën e saj të veshjeve, që sot vlerësohet në 37 milionë dollarë./b.b/fjala.al