I fshehu botës koronavirusin/ Si mund t’i besojmë Kinës për teknologjinë 5G?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para shpërthimit të koronavirusit, Kina u përball me kritika të shumta për politikat e saj në të gjithë globin.

Mosrespektimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë për subvencionet, vjedhja e pronës kontribuoi në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani, pas përhapjes së koronavirusit në botë, Kina po përballet me akuza të reja.

Kina ishte në dijeni të virusit Covid-19 që në mesin e muajit nëntor, por e informoi Organizatën Botërore në fund të muajit dhjetor.

Ekzistojnë informacione se punëtorët e laboratorit atje kishin urdhëruar shkatërrimin e mostrave të virusit, ndërsa personat që tentuan të lajmëronin botën për rrezikshmërinë e këtij virusi, u kërcënuan dhe u zhdukën.

Pra si mund të merremi me Kinën, veçanërisht pasi një reagim shtypës dhe dezinformues i është përgjigjur kritikës ndërkombëtare e cila ka kërkuar të hetojë mbi përhapjen e Covid-19?

Kina, si ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të mbetet një treg i rëndësishëm eksporti për mallrat dhe shërbimet në botë.

Edhe administrata e Trump në SHBA nuk dëshiron të mbyllë një treg fitimprurës për fermerët amerikanë.

Por nëse Kina dëshiron të jetë partner në sistemin global të tregtisë, ajo duhet t’i përmbahet rregullave globale.

Sekretarja e Tregetisë u shpreh se kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare, ne nuk mund të lejojmë që ajo të cënohet.

Kjo është arsyeja pse një numër i madh deputetësh votuan kundër përfshirjes së teknologjisë kineze ‘Huawei’ në rrjetin e të dhënave 5G.

Kina është në një udhëkryq dhe duhet të vendosë nëse me të vërtetë dëshiron të bëhet partner në bashkësinë globale.

Kjo zgjedhje është në duart e tyre. Siguria kombëtare është prioriteti kryesor.

Lexo edhe :  Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Të gjithë shpresojmë që Kina të bëjë reformat e nevojshme dhe të marrë rrugën e duhur.

Por shpresa nuk është një bazë e mirë për politikën e jashtme./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi: The Sun

Të fundit

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV