Ngordh në Moskë krokodili i Hitlerit, historia e çuditshme e aligatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krokodil që mendohet se i përkiste liderit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitlerit, ngordhi në kopshtin zoologjik të Moskës.

Ishte 84- vjeçar, dhe thuhet se në rininë e tij kishte qenë “i përkëdheluri” i Hitlerit. Nuk po flasim për një drejtues nazist, por thjesht për aligatorin Saturn, një nga dy më të vjetrit në botë.

Krokodili u gjet nga trupat britanike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe iu dha Ushtrisë së Kuqe. Prej aty, zvarraniku u çua në kryeqytetin rus, ku dhe u vendos në kopshtin zoologjik.

Ai mendohet se ka qenë një ndër krijesat që ngjallte më shumë kureshtje në kopshtin zoologjik të Berlinit, ndërkohë që edhe Hitleri e kishte si pjesë të koleksionit të tij të “kafshëve shtëpiake”.

Mendohet se ai u kap në Misisipi në vitin 1936 dhe më pas u transportua në Berlin. Mediat në Rusi shkruajnë se në vitin 1990, kur u qëllua me tank në ndërtesën e parlamentit në Moskë, në sytë e tij pati lot, sepse i kujtonin bombardimet në Berlin.

Disa herë ai i ishte afruar vdekjes, por ia kishte dalë të shpëtonte. Saturni ishte aligatori i dytë më i vjetër në botë, aty ku më i vjetri ndodhet në Beograd, dhe quhet Muja./b.b/fjala.al

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV