Pamela Anderson kritikon “Baywatchin” e 2017-ës. Kopje e shëmtuar e filmit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roli i saj CJ Parker në serialin e famshëm ‘Baywatch’ që transmetua nga viti 1992 deri në 1997 e shndërroi aktoren Pamela Anderson në një nga femrat më të adhuruar në botë, por sot ajo shprehet kritike nga rikthimi i tij në ekran, ai i vitit 2017.

Pamela pranon se nuk e ka pëlqyer aspak filmin në të cilin protagonist kryesor ishin Dwayne Johnson dhe Zac Efron.

Në një intervistë, aktorja shprehet se kjo është mënyra më e shëmtuar e të bërit televizion. Ikona e Playboy, sot 52 vjeç, thotë se është e tmerrshme të mendosh se sa buxhet është shpenzuar për të bërë këtë kopje të shëmtuar të’ Baywatch’ të 30 viteve më parë.

65 milionë dollar janë shpenzuar për riprodhimin në 2017-ën dhe vetëm 500 mijë dollarë për 5 sezone të ‘Baywatch-it’ të parë.

Dhe sipas 52 vjeçares, filmi ishte njësoj, me të njëjtat shpërthime, të njëjtat skena në ujë, të njëjtat festa. Sipas saj, regjisori i Baywatch-it të ri, duhet të ishte pak më shumë kreativ.

Madje ajo shkon më tej kur ironizon arkëtimet në kinema të këtij filmi, me aktore Johnson dhe Efran, pasi realizimi i filmit kushtoi 69 milionë dollarë ndërsa arkëtimet ishin vetë, 177.9 milionë dollarë./b.b/fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV