Blindohet vila e Kim Jong-Un, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut ka qëndruar e heshtur në lidhje me pretendimet se Kim Jong-Un është i sëmurë rëndë apo se ka vdekur, pas mungesave të daljeve të tija publike.

Ndërkohë një deklaratë e fundit e një roje të sigurimit ushtarak ka hedhur naftë zjarrit duke thënë se në një rrugë të përdorur vetëm nga udhëheqësi suprem, në Samjiyon, ka parë lëvizje të çuditshme.

Një burim me seli në Provincën Ryanggang tha për gazetën ‘Daily North Korea’: Nga 9 maji, Komanda e Gradës së Lartë papritmas filloi kontrollin e saj mbi rrugën e përdorur nga udhëheqësi.

Në ditë të zakonshme rruga e përdorur nga Kim, patrullohej vetëm një herë në ditë nga një ekip që përbëhej vetëm nga dy burra, por gjatë kësaj kohe, është ngritur një posto-bllok rreth 50 metra larg hyrjes së rrugës dhe një roje e patrullon atë çdo dy orë”, deklaroi ai, shkruan Expres.Uk.

Burimi gjithashtu zbuloi për gazetën se zyrtarë të Komandës së Gradës së Lartë që mbrojnë Kim-in u panë në këmbë duke patrulluar dhe për më tepër ishin të veshur me veshje luftarake./Fjala.al/R.G

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV