Meta thirrje shqiptarëve: Të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë”, mesazhi  i presidentit Ilir Meta.

Kreu i Shtetit publikon këngën e artistëve zviceranë kushtuar Teatrit, teksa thekson se kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve.

Mesazhi i Metës:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Lexo edhe :  Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV