Nuk punon sistemi TIMS? Policia: Për shkak të një defekti doli jashtë funksionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi se ishte dëmtuar sistemi TIMS. Përmes një deklarate, policia sqaron se në datë 23 maj, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit, por u vu në punë.

Policia bën me dije se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit sqaron më tej në njoftim se ajo aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformacionet dhe fushatën e pandërprerë që po bëhet nga persona të caktuar, me qëllim dashakeq për të përbaltur punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e saj luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi.

Sigurojmë qytetarët se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt.

Në këtë kontekst ftojmë qytetarët, aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në nr. falas 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./b.b/fjala.al

Të fundit

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Lajme të tjera

Web TV