Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me bizneset në njësinë administrative numër 5 në Tiranë.
Basha shprehet se numri i bizneseve në këtë zonë edhe pse është një nga më të dendurat në Tiranë është shumë i vogël dhe numri i njerëzve në biznese po ashtu.
“Situata edhe në këtë lagje, në një nga më të dendurat është shumë e vështirë.
Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetëra biznese në zonën e Xhamllikut, njësia nr 3. Sot do të jemi me qytetarët, pronarë dhe punonjës të bizneseve të vogla për të parë se si është situata aktuale.
Ajo që bie në sy është se numri i njerëzve ne dyqane është shumë i vogël dhe dy tre lokale janë të hapura. Numri i atyre që po pijnë kafen e mëngjesit edhe më i vogël se zakonisht.
Tani dua të jem hap pas hapi me ta, për t’i pyetur se si është gjendja e tyre dhe nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë”, tha Basha./b.b.fjala.al
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/320228068965855/