Reforma/Gjiknuri: Shkurtohet periudha zgjedhore, me rëndësi dakordësia mes palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati 3 orësh takim, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e mbledhur paraditen e sotme pas kthimit të opozitës jashtëparlamentare.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës, Damian Gjiknuri, deklaroi se u pranua që periudha zgjedhore të zvogëlohet nga 15 prill deri 15 maj dhe nga 15 tetor deri në 15 nëntor.

Sipas tij, kjo është kërkesë të kahershme, sidomos e industrisë turistike, ku fushatat ndërhynin, por tha se është periudhë e mirë për zgjedhjet, pasi klima është shumë e mirë dhe ndikohet më pak nga flukset migratore.

“Ramë dakord për parimin e kuotës gjinore, në mënyrë që 1 në 3 emra të jetë femër, shoqëruar edhe me sanksione për shkeljet, por që po diskutohen.

Ramë dakord edhe për financim miks, ku një pjesë do jetë nga paraja publike, qeveria dhe pjesa tjetër donacione private, duke e ulur raportin ndjeshëm por po diskutohet dhe qeveria do shtojë vlerën e financimit publik, ka ende çështje që na ndajnë, por kapitulli i financimit të fushatës ka marrë drejtim”, u shpreh Gjiknuri./b.b/fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV