Mali i Zi hap kufijtë, shteti i parë në Europë pa Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi e deklaroi të fituar betejën me koronavirusin e ri, Mali i Zi bëhet gati të mirëpresë vizitorë sërish.

Në një lëvizje që konsiderohet si jetësore për turizmin e shtetit në Adriatik, kryeministri njoftoi se në qershor do të rihapte kufijtë për ato shtete që raportojnë jo më shumë se 25 raste infektimesh për 100 mijë persona.

Mes tyre janë Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Greqia dhe Gjermania. 68 ditë pasi raportoi rastin e parë me COVID-19, Mali i Zi u bë vendi i parë në Europë që u çlirua nga virusi, duke e mbyllur kapitullin e errët me vetëm 324 raste të konfirmuara dhe 9 viktima. Pacienti i fundit me COVID-19, u shërua në fundjavë.

“68 ditë pas rastit të parë me koronavirus në Malin e Zi nuk ka më të infektuar. Ne e fituam betejën kundër këtij virusi të pamëshirshëm dhe Mali i Zi bëhet shteti i parë në Europë i çliruar prej tij. Suksesi duhet ndarë mes shtetit, institucioneve të tij dhe çdo individi në vend”, deklaroi kryeministri malazez Dusko Markovic.

Shteti me 620 mijë banorë, i varur kryesisht nga turizmi, mbylli kufijtë, aeroporte e shkolla në muajin mars, por mes të dhënave pozitive lidhur me krizën ka nisur zbutjen e masave që prej 30 marsit. Për të parandaluar përhapjen Mali i Zi publikoi listën me emrat dhe adresat e personave në vetizolim, diçka që nxiti kritika nga grupe për të drejtat e njeriut dhe mbajti të izoluar një rajon të tërë për disa javë.

Gjithashtu republika çeke hapi të martën kufijtë më Austrinë dhe Gjermaninë, edhe pse turizmi i huaj mbetet i kufizuar. Udhëtarët duhet të tregojnë provat se nuk janë të prekur nga COVID-19, në të kundërtën, përballen me dy javë karantine. Nga e mërkura, do të lejohen kalimet edhe me Sllovakinë, por vizitorët nga cila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orësh./b.b/fjala.al

Të fundit

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Lajme të tjera

Web TV