Policia e Korçës ka goditur dy raste të mallrave kontrabandë, duke vënë në pranga dy persona dhe proceduar një tjetër.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, ndërsa ka filluar procedimi penale në gjendje të lirë dhe ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 34-vjeçarit, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, uniformat blu kanë gjetur një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë. Këto pesticide ai ia kishte marrë shtetasit A. B. Gjithashtu dhe gjatë kontrollit në banesën e tij., janë gjetur një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Blutë e Korçës kanë vënë në pranga dhe 55-vjeçarin me iniciale A. Sh., banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë i janë gjetur një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./E.B./ Fjala.al