Presidenti Meta dekreton tre ligje për mjedisin dhe pyjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dekretuar ligjet për lejet e mjedisit, mbrojtjen e mjedisit dhe për pyjet.

Theksojmë se ligji për lejet dhe mbrojtjen e mjedisit synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit.

Kujtojmë se janë tre ligje të miratuara nga shumica qeverisëse në parlament.

Ndërkohë, ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit “C”, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

Ndërkohë që ligji për pyjet, sipas Presidentit sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian.

Forcimi në terma të qartë në ligj, duke filluar nga dispozita e qëllimit të ligjit, të nevojës për mbrojtjen e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, është për t`u vlerësuar” thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës./l.m

Të fundit

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Lajme të tjera

Web TV