Prindërit në provim për të fituar sfidat e kohës me fëmijët në adoleshencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Xhoi Jakaj

Adoleshentët e sotëm modernë kanë të theksuara prirjet për cigaren dhe lëndët psikotrope, maninë për të kundërshtuar prindërit dhe për të krijuar pavarësinë e tyre. Si duhet të sillemi me një adoleshent në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim duhani, alkooli apo lëndësh narkotike? Gjithnjë në mjekësi dhe psikologji luhet me termin.

Parandalimi me i lehtë se shërimi…

Për të pasur sukses në punën me fëmijët në adoleshencë duhen listuar në trurin tuaj disa rregulla të arta që duhen zbatuar me përpikmëri, pasi sjellja e fëmijëve në këtë moshë shpesh sjell probleme në familje:

1-Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme, nuk zgjidhen duke përdorur alkool, duhan apo lëndë narkotike; me durim e kujdes bëjani të ditur se kushdo i ka hyrë asaj rruge ka dështuar në jetë, në familje, karrierë, dhe shpeshherë në dashuri…

2-Nëse nuk ka motive të vlefshme, dhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi, e në qoftë se do të identifikoheshin në kohën e duhur, problemi do të jetë më i lehtë për t’u zgjidhur.

3-Kontrolloni mënyrën si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse keni nuhatur që përdor duhan apo cigare hashashi, është momenti t’i reduktoni shpenzimet dhe t’i ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore; duhet të konsultoheni me specialistë, shpesh prindërit, për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshëntëve, maskohen nën petkun e parasë për të kompensuar deri diku mungesën e vëmendjes ndaj tij; në vend që ta ndihmosh, i ke dhënë stimul për çorientim.

4-Mos u bëni në mënyrë kategorike aleatë me adoleshentin, nëse keni zbuluar cigare, apo më keq hashash në çantë, edhe kur përpiqet të gjejë një mijë e një justifikime që nuk është e imja, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike. Rëndom  për të dalë nga kjo gjëndje përdorin shprehjet, “Kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën”, “nuk është fundi botës”, “tani jam i rritur’’ etj., etj. slogane të tilla të kohëve që jetojmë ne prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta toleroni, as të bëheni palë në gabimin e bërë… toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.

5-Bashkëbisedoni me fëmijën në adoleshencë shpejt, dhe në mënyrë urgjente e mos neglizhoni në asnjë moment, nëse keni nuhatur që është në prag përdorimi lëndësh narkotike, se do të jetë tepër vonë, po prite ti si prind të mbarosh të gjitha detyrat e tjera ditore e jetësore.

Lexo edhe :  Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

6-Vendosni kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbroni nga rreziku, në rast se tregoheni tolerantë, do të rrezikoni më shumë…

7-Krijoni me të motiv që ta largoni sa më parë nga rreziku, nxiteni për një sport të ri apo ndryshoni format e argëtimit, që të shpenzojë energji të tjera shtesë e të mos i referohet vesit drejt të cilit mundet të ketë rendur për arsye nga më të ndryshmet, si shoqëria jo e duhur, tepria e kohës së lirë të adoleshentit dhe mosvëmendja e prindërve, për shkak të jetës së ngarkuar.

8-Ndërtoni një test të fëmijës suaj për të zbuluar tipin e tij që pastaj të merrni masat e duhura, për shembull: a ka prirje fëmija juaj për të pasur…

Autokoshiencë

Menaxhim të emocioneve të momentit

Menaxhim të situatave stresante

Sensin e tij kritik ndaj gjithçkaje që e rrethon

Prirje për vendimmarrje në zgjidhjen e problemeve

Aftësi komunikative

Dëshirë për të dëgjuar dhe mësuar nga gabimet

A është mjaftueshëm social dhe integrohet në shoqëri të reja lehtë apo me vështirësi.

9- Nëse do të punoni me vëmendje rreth kësaj situate që ndërtuat me fëmijën tuaj në adoleshencë, ka gjasa që ta parandaloni rrezikun e përdorimit të lëndëve psikotrope, si dhe dëshirën për ta nisur duhanin në moshë shumë të vogël.

10- Nëse ka ndodhur që fëmija juaj në adoleshencë është përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i tyre, atëherë drejtojuni sa më parë qendrave të rehabilitimit dhe atyre psikologjike, pa hezituar, sepse problemi do të ekspozohet, pasi tashmë nuk keni çfarë të prisni më tepër nga këshillat apo sugjerimet. Në këtë rast ju nuk jeni më efikasë me rregulla, receta apo çfardo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë së lëndëve psikotrope, dhe dëmi, nëse nuk ndërveproni, do të jetë i pariparueshëm. Situata e mbylljes në shtëpi gjatë periudhës së pandemisë dhe orët e gjata në zbatimin e detyrave të shkollës online, shkaktojnë ankth, stres dhe pasiguri se mos humbasin vitin shkollor ose shoqëritë e mëparshme, ndaj duhet kujdes i shtuar, sepse këto elemente mund t’i shtyjnë më lehtë drejt cigares e hashashit tani që janë liruar rregullat e liridaljes. “Parandalimi është shumë herë me i sigurt se shërimi”.

Të fundit

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Lajme të tjera

Web TV