Reforma në drejtësi/Ambasada e SHBA: Duhet të ecë përpara, të mos çorientohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikane ka reaguar për Reformën në Drejtësi në vendin tonë. Në reagimin e saj të fundit në rrjetin social Facebook, Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar.

“Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes evropiane”, thuhet në njoftim.

Më tej ajo thekson se e gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. “Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”./b.b/fjala.al

 

Të fundit

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Lajme të tjera

Web TV