Reforma zgjedhore/Pranohet propozimi i PD-LSI: Ja kur mbahen zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tryeza e reformës zgjedhore pranon propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.

Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor – 15 Nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.

Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Opozita propozoi shkurtimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Ora 11: 20 – PD e LSI në tryezë me 3 propozime konkrete

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që kanë të bëjnë me financimin e partive, rolin e grave dhe kohën e zgjedhjeve.

Më konkretisht:

1. Financimi i partive

Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eleminon korrupsionin

Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë  partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike.  Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.

Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

2. Kuota gjinore

Në mënyrë  që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet.  Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

3. Periudha zgjedhore

Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

Lexo edhe :  Shqipëria hap ambasada të reja në 2025-ën, ministri i Jashtëm zbulon 4 shtetet...

Ora 08:40 – PD e LSI rikthehen në tryezën e reformës zgjedhore

PD dhe LSI rikthehen sot në tryezën e reformës zgjedhore. Në orën 11:00 mazhoranca dhe opozita brenda e jashtë parlamentare do të ulen sëbashku në tryezën e Këshillit Politik për t’u dakordësuar për çështjet e shumta për të cilat ende nuk është gjendur konsensusi.

Një nga çështjet që kërkon zgjidhje është ajo e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. PS nuk e pranon propozimin e PD për të përfshirë në këtë Kolegj gjyqtarë të apelit që janë në sistem, edhe pse nuk e kanë kaluar sitën e vettingut.

Arsyetimi i mazhorancës është që kolegji zgjedhor të qëndrojë siç është deri në 2022, deri sa të pastrohet sistemi gjyqësor nga të korruptuarit.

Një tjetër pikë ku palët ndahen është edhe ajo e financimit të partive politike. Të dy draftet si të mazhorancës dhe të opozitës së bashkuar kanë marrë kritika të ashpra nga Këshilli i Europës për mos adresimin siç duhet të rekomandimeve të ODIHR për financimet e partive politike si në kohë normale ashtu dhe në periudhat zgjedhore.

Për këtë çështje ndahet edhe vet opozita e bashkuar, kjo pasi PD kërkon të kufizojë financimet private, ndërsa LSI propozon një sistem miks, të njëjtë me atë të PS.  Gjithashtu pritet që në takimet e radhës opozita jashtëpalamentare të propozojë draftin e saj përsa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për propozimin e mazhorancës për të krijuar një institucion monokratik.

Një nga çështjet që i mban palët larg arritjes së konsensusit është edhe ajo për krijimin e një qeverie teknike 6 muaj para zgjedhjeve. Opozita ebashkuar e ka vendosur këtë si një nga ccështjet më prioritare të këtij diskutimi, ndërsa mazhoranca ka refuzuar deri më tani ta marrë në konsideratë. Gjithashtu është ende e paqartë, nëse tëknologjia në zgjedhje do të jetë një projekt pilot apo do të shtrihet në të gjithë territorin. Ndërsa emigrantët edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të votojnë pasi si një elektorat gri, nuk ka vullnet politik për t’i përfshirë ata.

Ndërsa për sistemin zgjedhor, i kërkuar me ngulm nga opozita parlamentare, deri tani nuk ka gjetur dakordësinë e dy partive të mëdha. Edhe pse në këtë pikë ka patur një sugjerim nga SHBA, PD dhe PS mendojnë që kjo shkon përtje këtij komisioni, pasi do të duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe kërkon më shumë kohë si dhe përfshirjen e aktorëve të shumtë politikë dhe teknikë.

Të fundit

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e...

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë vlera ushqyese. Më poshtë kemi listuar përfitimet...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta shprehet...

Fredi Beleri nuk e harron dot Himarën, ëndërron rikandidimin si kryebashkiak

U arrestua si kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës për blerje të votave dhe pas dënimit pa u liruar ende nga burgu u...

Lajme të tjera

Web TV