“The Daggs”/ 5 italo-shqiptarët që ruajnë arbërishten përmes këngës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e këtij grupi muzikor janë bërë bashkë në ngulimin Hora e Arbëreshëve, fillimisht për të luftuar përditshmërinë monotone, më pas me qëllimin e vetëm për të kontribuar në ruajtjen e kronolektit arbëresh.

Nga Alessia Selimi

 “Një kitarrë e skurdarme, një birrë e ngrohtë, nga bij shi ma dridheshëm fort.” Kjo copëz poezie nuk gjendet në ndonjë faqe të harruar libri, por e shkrirë në nota e tinguj të prodhuar nga një grup të rinjsh arbëreshë. Me një qëllim në vetvete, për të ruajtur me dashuri e fanatizëm gjuhën, teksa e afrojnë me stilin e tyre unik edhe më pranë bashkëmoshatarëve.

Në një kohë ku gjithmonë e më shumë shqipja po pëson transformime si pasojë e përdorimit të gjuhëve të ndryshme, ata mund të cilësohen pa frikë si përçues të vlerave. “The Daggs” është e përbërë nga pesë muzikantë të rinj, të gjithë me origjinë arbëreshe, nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), një fshat i vogël, me mbi 6500 banorë në krahinën e Palermos në Sicili, 24 km nga ky qytet, ku nuk janë të shumta mundësitë për t’u argëtuar.

“The Daggs” duket si emër amerikan, por në të vërtetë janë inicialet e anëtarëve, Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Rosa Alongi, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantelli. Tekstshkruesi i kësaj bande është 25-vjeçari Giorgio Fusco, i diplomuar për ndërmjetesim gjuhësor në Universitetin e Palermos.

Ai tregon për gazetën “Fjala” se kurrë nuk e kishte menduar veten pjesë të një grupi muzikor, dhe aq më tepër të mendonte se “The Daggs” do të arrinte suksesin e tanishëm, “Unë, Rosa, Alessandro, Saverio dhe Giorgio, adashi im, na bëri bashkë kënaqësia për të interpretuar dhe kënduar. Përpara pesë viteve gjithçka nisi si lojë, si një mënyrë për t’iu larguar rutinës së përditshmërisë. Teksa koha kalonte vumë re dëshirën për të shkruar këngë në gjuhën arbëreshe. Ishte ky momenti që “The Daggs” mori formën e një grupi të mirëfilltë muzikor”, tregon Giorgio.

Në Horën e Arbëreshëve janë ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore dhe fetare. Gjuha arbëreshe flitet nga e gjithë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla e radio. Duket se “The Daggs” e kanë pasur të pamundur qëndrimin larg këngëve tradicionale arbëreshe. “Kemi publikuar këngën “Drita” dhe tani ka dalë edhe videoklipi i këngës “Lumturi”.

Kjo e fundit ka një tingull ndryshe nga kënga parardhëse dhe teksti nuk është i yni, por është shkëputur nga një poezi e poetit arbëresh Pasquale Renda, e botuar në 1984-n. Është videoklipi ynë i parë, i frymëzuar nga një udhëtim nostalgjik e plot mall nëpër fshatrat arbëreshe të Kalabrisë. Jemi shumë të lumtur, sepse muzika jonë u pëlqen edhe atyre që nuk i kuptojnë fjalët. Është një pjesë e mirë që interesohet për tingullin e për veçantinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës, por qoftë edhe për energjinë e muzikës”, shprehet Giorgio.

Kur e pyesim nëse ndihet italian apo shqiptar, 25-vjeçari jep një përgjigje mjaft interesante. “Unë ndihem arbëresh, me një identitet plural, shqiptar dhe njëherazi italian.” Por çfarë ndodh sot me të tjerë të rinj arbëreshë?  “Unë gëzoj si një fëmijë kur shoh se fshati im është i bekuar me male të larta dhe një liqen përrallor. Por nuk janë të paktë djemtë si unë që po zgjedhin dita-ditës të emigrojnë në veri të Italisë”, thotë Giorgio duke shtuar se kjo zgjedhje ndikon pashmangshmërisht në rrezikimin e gjuhës arbëreshe. “Është e vështirë ta ruash gjuhën e familjes dhe të fshatit, nëse nuk e praktikon atë. Për më tepër, ka prindër të rinj që kanë zgjedhur t’u flasin fëmijëve vetëm në gjuhën italiane. Fatmirësisht janë akoma një pakicë, dhe jam i sigurt se edhe ata do ta kuptojnë vlerën e rrënjëve, të identitetit dhe historisë”, thotë Giorgio, i cili e ka të pamundur t’i shmanget udhëtimit të tij të parë në Shqipëri,  të ndërmarrë jo më larg se dy vite më parë, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

“ Ishte një emocion shumë i madh për mua, si një kthim në atdhe. Së bashku me grupin muzikor jetova vëllazërinë shqiptare, ndërkohë që luajtëm muzikë në “Pallatin e Brigadave” në praninë e presidentit të Republikës dhe drejtuesve të tjerë të shtetit. Mund të them me sinqeritetin më të madh se ishte një eksperiencë e paharrueshme”, shprehet 25-vjeçari.

Lexo edhe :  "Bufi dhe Tiku drejt bashkimit", Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Ky tekstshkrues i ri dhe i talentuar nuk ngurron t’i ndajë me ne projektet dhe ambiciet e tij. “Deri më tani kemi investuar në një album me nëntë këngë, të gjitha tonat. Është i përfunduar. Presim vetëm ta hedhim në treg. Kemi planifikuar realizimin e disa videoklipeve të reja, si dhe realizimin e një turi në Zvicër. Në të vërtetë ky tur ishte planifikuar gjatë muajit mars, por nuk u bë i mundur për shkak të pandemisë globale COVID-19”, thotë Giorgio, të cilit i pëlqen të korrë të tjera suksese, përpos fitores në Festivalin OPP në  Favara (2017) dhe pjesëmarrjes tepër të pëlqyer në Suns Europe, Festivalin Evropian të Këngës në Gjuhë Pakicash, Cagliari (2015).

 

 

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV