Aleati i Bashës shprehet i sigurt: Në tetor zhvillohen zgjedhje të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokristianie, Nard Ndoka shprehet i sigurt se në muajin tetor në vendin tonë do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme edhe pse nuk e përcakton nëse do të bëhen ato lokale apo qëndrore.

Ndoka u shpreh gjatë një interviste në Syri TV, se ndërkombëtarët po bëjnë presion ndaj mazhorancës  dhe ringritja e Gjykatës Kushtetuese mund të rrëzojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit për t’u ribërë në tetor, ose mund të bëhen ato qëndrore, pasi sipas tij, mazhoranca është në pamundësi për të qeverisur.

“Faktori ndërkombëtar po bën presione mbi rilindjen. Ky është fakt edhe pse këto presione nuk bëhen publike. Edhe vetë Rama po e kupton më në fund që ai nuk mund të jetë personi që do të organizojë zgjedhje të reja.

Edhe me Kod Zgjedhor ne kemi tetorin dhe prillin që do të ketë zgjedhje. Në tetor do të ketë zgjedhje të padiskutueshme. Mund të ketë zgjedhje lokale, nëse do të ngrihet Gjykata Kushtetuese që do të jetë dhe vendimi i parë, ose edhe vetë mazhoranca është në pamundësi për të qeverisur dhe mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor.

Reforma zgjedhore është e domosdoshme. Unë mesa shoh kemi një kryeministër që ndryshon axhenda e tij, por me tërheqjen e vëmendjes, Rama do ta kalojë reformën zgjedhore”, tha gjatë fjalës së tij kreu i PDK-së, Nard Ndoka./E.B./Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV