Basha me fermerët e Rrogozhinës: Gjendje katastrofale, kjo situatë duhet të marrë fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal paraditen e sotme në bashkëbisedim me fermerët në tregun agro-ushqimor në Rrogozhinë, ku u njoh me shqetësimet e ekonomisë familjare në fshat.

Pasi një qytetar u ankua se i mer ilaçet me listë dhe bukën borxh, Basha i tha se, “E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”.

Basha tha se tregtarët rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë dhe se askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy.

Sipas tij, propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht pa lidhje me realitetin.

“Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës, të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot, sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale.

Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdo lloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminal, sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira.

Lexo edhe :  Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Kreu i PD shtoi se e keqja po vazhdon të thellohet dhe se vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit.

Ai tha se kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë./b.b/fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/580268259587868/

Të fundit

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi....

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Çfarë po përpiqet të arrijë Trump me tarifat?

Shtëpia e Bardhë “lëkundi” marrëdhëniet me disa nga partnerët e saj më të afërt tregtarë. BE-ja, për shembull, do t’i nënshtrohet tarifave prej 20%, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV