Doli për peshkim, 67-vjeçari mbytet në Liqenin e Shkodrës

Një 67-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të familjarëve mësohet se viktima  Sylejman Sylja kishte dalë për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Shkodrës.

Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./l.m/Fjala