Mali i Zi dhe Serbia thellojnë përplasjen, mbyllet kufiri dhe pezullohet linja ajrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis Malit të Zi dhe Serbisë sa vijnë e thellohen, ndërkohë që shtetet fqinje dhe Bashkimi Evropian po qëndrojnë spektatorë të konfliktit. Qeveria malazeze ka marrë sot vendimin për të hapur kufijtë, pas mbylljes nga koronavirusi, për disa shtete në rajon dhe Evropë, përfshirë Shqipërinë, por jo Serbinë.

Beogradi ka reaguar me shpejtësi dhe ka konsideruar politik vendimin e Podgoricës. Të gjithë zyrtarët e lartë serbë kanë reaguar me deklarata të ashpra dhe kanë njoftuar marrjen e masave bllokuese për Malin e Zi.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabić deklaroi se ky është një mesazh i qartë që serbët janë të padëshirueshëm në Mal të Zi dhe i bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin pushimet e verës në vendin fqinj.

“Ne nuk do të përgjigjemi me masa reciproke, nuk do të ndalojmë qytetarët e zakonshëm malazez të vizitojnë Serbinë, por do të ndalojmë më fuqishëm hyrjen e kriminelëve malazez dhe përfaqësuesve të grupe të ndryshme mafioze nga Mali i Zi, të cilët kanë vrarë dhe kanë terrorizuar prej dekadash qytetarët tanë”, ka thënë Brnabić.

Por ndërkohë që kryeministrja serbe tha se nuk do të merren masa ndaj Podgoricës, Drejtoria e Aviacionit Civil në Serbi ka informuar se linjës ajrore kombëtare të Mali të Zi, “Montenegro Airlines”, i është pezulluar ulja e avionëve në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”. Qeveria malazeze reagoi duke thënë se Serbia nuk ka asnjë bazë për këtë vendim pasi avionët e “Air Serbia” nuk janë ndaluar të ulen në Mal të Zi.

Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se vendimi për të pezulluar uljen e avionëve të Montenegro Airlines është përgjigjja më e sjellshme dhe më elegante që mund të jepte Beogradi pasi, edhe ai, është i mendimit se “nuk ka asnjë dyshim që vendimi i Malit të Zi është politik”.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic paralajmëroi se kjo lëvizje e Podgoricës do të dëmtojë më së shumti qytetarët malazez.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Vendimi për të mos hapur kufirin me Serbinë

Mali i Zi vendosi të hapë kufijtë me Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Gjermaninë dhe Poloninë.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç e shpjegon një vendim të tillë me rekomandimet e epidemiologëve vendas.

“Për momentin, rekomandimet thonë të paktën 25 të infektuar në raport me 100,000 banorë, dhe vendet e para për të cilat do të hapim kufirin sipas këtij kriteri janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria , Greqia dhe ndoshta disa vende të rajonit deri sa të miratohet rregullorja dhe të hyjë në fuqi”, tha Markoviç.

Përplasja – Në qendër “lufta” për Kishën Orthodokse

Fjala.al ka raportuar vazhdimisht muajt e fundit për situatën në Mal të Zi, e cila vijon të jetë e tensionuar për shkak të përpjekjeve të Podgoricës për të ndarë Kishën Ortodokse nga ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe. Beogradi ka kritikuar vendimin e Qeverisë malazeze dhe e sheh këtë përpjekje si goditje të komunitetit serb që jeton në Mal të Zi.

Serbët përbëjnë gati 29% të popullisë prej 631 mijë banorë të Malit të Zi, ndërsa Aleksandar Vuçiç duket se po kërkon shtimin e tensioneve në vendin fqinj. Një javë më parë Vuçic tha tha se qëllimi i autoriteteve malazeze është që “serbët të zhduken nga Mali i Zi brenda një dekade”, por paralajmëroi se nuk do të lejohet një “Stuhi” tjetër, referuar betejës së vitit 1995 në Kroaci, kur shumë serbë u dëbuan nga vendi.

Serbia po sheh me shqetësim daljen e Mali të Zi nga sfera e saj e influencës. Vendi i vogël ballkanik që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, u anëtarësua në NATO në vitin 2017-të, ndërkohë që në vitin 2016 u shmang një grusht shteti i orkestruar nga rusët për të bërë mundësuar pikërisht bllokimin e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën ushtarake Perëndimore./ Fjala.al

s.k

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV