Ngjela: Në zgjedhjet e ardhshme, krerët e partive nuk do jenë në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela shprehet se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe zor se janë këta krerë në garë.

Ngjela tha një intervistë për Ora News se nëse do të kemi një prokurori të pavarur, pushtet gjyqësor të pavarur dhe BKH të pavarur, dhe institucione ndërkombëtare të survejimit, nuk mund të bëhen manipulime zgjedhjesh në Shqipëri.

Avokati shtoi se nëse reforma do të ecë me këtë ritëm, nga 15 korriku deri në fund shtatori kryetarët do të jenë me probleme shumë të mëdha, nën kontrollin e SPAK-ut.

“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe zor se janë këta krerë në garë. Nëse politika amerikane e mbaron me sukses reformën e drejtësisë do të kemi zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. 

Përfundimi i reformës në drejtësi, që pritet të mbarojë vjeshtën që vjen nga jep garanci për zgjedhje të lira, le të jetë ligji si të dojë. Nëse do të kemi në prokurori të pavarur, pushtet gjyqësor të pavarur dhe BKH të pavarur, dhe institucione ndërkombëtare të survejimit, nuk mund të bëhen manipulime zgjedhjesh në Shqipëri dhe nuk mund t futet paraja e pisët nga partitë në fushatë.

Nëse reforma do të ecë me këtë ritëm, nga 15 korriku deri në fund shtatori, zor se do të gjeni ndonjë individ që do të hyjë në listat që i thërresin këta kryetarë, nuk do të pranojnë, kryetarët do të jenë me probleme shumë të mëdha, nën kontrollin e SPAK-ut për pasurinë. Prandaj duhet të japin dorëheqjen, nëse nuk e japin nuk do i pranojë njeri.” –tha Spartak Ngjela./E.B./Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV