Qeveria vendos rihapjen e plotë të gjykatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot rihapjen e plotë të gjykatave në vend, pas pezullimit që prej 10 marsit si masë parandaluese për përhapjen e virusit të ri COVID-19.

Në vendim theksohet se seancat gjyqësore publike do të zhvillohen me dyer të mbyllura për gjatë kohëzgjatjes së epidemisë.

“Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ”, thuhet në aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë kësaj periudhe gati më shumë se dy mujorëshe janë zhvilluar vetëm seancat gjyqësore të çështjeve me karakter të ngutshëm, si seancat për caktim të masave të sigurisë, apo lëshimi i urdhrave të mbrojtjes apo çështjet ku rrezikohej tejkalimi i afateve të paraburgimit.

VENDIMI I PLOTË:

DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.9, DATË 25.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.30/2020
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e pikës 4, të nenit 3, të këtij akti normativ.”.
Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e gjykatës, duke garantuar zbatimin e rregullave të vendosura për këtë qëllim;”.
b) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike
Pjesëmarrja në distancë në seanca gjyqësore

Lexo edhe :  PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

1. Pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, të pandehurit, të paraburgosurit, avokatit mbrojtës, viktimës, viktimës akuzuese, paditësit, të paditurit civil, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të përfshirë ose të interesuar, në të gjitha seancat përgatitore/gjyqësore sigurohet atje ku është e mundur dhe vetëm pasi palët kanë dhënë pëlqimin brenda një afati të caktuar nga gjykata, nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.
Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë, në çdo rast, shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët. Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët./E.B./Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV