Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Hashim Thaçit, Avdullah Hoti mund të bëhet kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar vendim lidhur me dekretin e Avdullah Hoti si kryeministër, duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Gjykatës Kushtetuese “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re”.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk, rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafinm (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore”, thuhet në vendimin e GjK-së.

Sipas Kushtetueses, përkitazi me mundësinë refuzimit të marrjes së mandatit, Gjykata rikujton që në Aktgjykimin KO103/14, ajo kishte konstatuar se “nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”.

Më tej theksohet se “përkundër faktit që nuk ishte çështje në rastin para Gjykatës në vitin 2014, ajo e kishte parashikuar mundësinë e refuzimit, pikërisht për të pamundësuar bllokimin e mundshëm të themelimit të Qeverisë në të ardhmen”.

Lexo edhe :  Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

“Ky Aktgjykim, megjithatë nuk kishte saktësuar mënyrën në të cilën mund të bëhet refuzimi i mandatit përkatës. Prandaj, pretendimi i parashtruesve se “Gjykata ka thënë se Presidenti mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër”, nuk është i saktë. Kjo sepse, edhe autorizimi për partinë politike fituese që refuzimin e marrjes së mandatit ta bëj vetëm shprehimisht, pra mundësia të mos propozoj një emër për mandatar dhe në të njëjtën kohë të mos e refuzoj këtë të drejtë shprehimisht, do ta mveshte partinë politike fituese me të drejtën për të bllokuar procesin e caktimit të mandatarit nga Presidenti”, thuhet ndër të tjera në pikën 30 të vendimit.

Të fundit

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Lajme të tjera

Web TV