Ofensivë për lidhjet diplomatike/ Osmani dhe Kurti vijojnë turin e takimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosja Osmani janë angazhuar për të forcuar lidhjet akademike të shtetit me vendet e rajonit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy nga liderët kryesorë në Kosovë, po punojnë së bashku duke marrë pjesë në takime dhe vizita të rëndësishme, kur kanë mbetur dhe pak kohë nga vitit 2024. Presidentja Osmani, po zhvillon një vizitë në Washington të SHBA-ve, ku ka mbajtur takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Ajo ka zhvilluar takime me senatorin republikan Thom Tillis, me të cilin ka diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transporteve, Hekuran Murati”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Pritshmëritë janë që gjatë vizitës të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore, për njohje reciproke të patentave të shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore. Më pas Kurti pritet të udhëtojë drejt Sllovenisë.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV