Ndërron jetë një punonjës shëndetësor nga COVID-19 në Maqedoni

Nëë farmacist ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut dhe ky është viktima e parë nga radhët e personelit shëndetësor në vend.

Është shënuar viktima e parë e një punonjësi shëndetësor nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se ka ndërruar jetë farmacisti nga Petar Mojsoski, nga fshati Podgorcë i Strugës. Farmacisti ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Ai ishte infektuar në vendin e tij të punës, në Farmaci.

Maqedoni e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi në rajon. Deri më tani ka konfirmuar 2077 të infektuar dhe 122 viktima./E.B./Fjala.al