OFL kërkon që të provojnë pasurinë katër persona/Akuzat ndaj tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon tre personave në Tiranë dhe një në Shkodër të dënuar për vjedhje me dhunë dhe kanosje, që të deklarojnë pasurinë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë: O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./b.b/fjala.al

Të fundit

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij shpesh zvarritet. Por Coster-Waldau e...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Lajme të tjera

Web TV