Rama iu kujton deputetëve deklaratat e artistëve për Teatrin: Duhet godinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se artistët e vërtetë e bën që para dy vitesh betejën për teatrin. Ai tha se ishin aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ata që iniciuan protestën e vërtetë.

Ndër të tjera, Rama përmendi komentet e aktorëve me emër si, Luftar Paja, Bujar Asqeriu, Altin Basha, Enver Petrovcki, Artan Imami, Brunos Shllaku, që kërkonin dhembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe që të mund të ndërohet një teatër i ri.

I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin.

Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Moljerit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni. Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdari që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jot ë aktorëve politikë,.

ROBERT NDRENIKA

”Ju luem mos më kryqëzoni, jam për Teatër të Rid hë bashkëkohor, paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta dhe aty ku i merrte Tito.”

Protesta e vërtetë ndodhi 2 vite e gjysëm përpara dhe është zhvillura një dialog si asnjëherë më parë. Grupi i artistëve vendosën që duhet të ishin pjesë e negociatave. Ne shtruam dy problem, mos preket trualli, dhe një konkurs ekspertësh për Teatrin. Ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë kësaj skeme, janë jashtë kësaj historie. Siç jeni ju dhe ata që dolën nga Kuvendi. Jeni një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele.

BUJAR ASQERIU

”NUk e mbështes protestën që bëhet tani. Logjika është që të ndryshohet mendimi. Nuk futem më në atë Teatër. Nuk më përdor dot as PD dhe as PS. T’ia lëmë këtë gjë arkitektëve.”

RESHAR ARBANA

”Nëse një pjesë e mirë e territorit është e Bashkisë, tia lërë Teatrit. Lërjani territorin e Teatrit.”

LUFTAR PAJA

Që të kemi këtë duhet të merremi si artistë. Të shtojmë forcat për llaçin e tullat. Teatri është i gjithë Shqipërisë.

ALTIN BASHA

”Kemi negociuar. Ramë dakord mos preket trualli. Duhet godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda. Si regjisori ju them se ajo godinë nuk ofron një cilësi teatrori.”

ENVER PETROVCKI

”Është një budallallëk mos bëhet një Teatër i Ri. Jam kundër t’i jepet trualli tjetërkund.”

ARTAN IMAMI

”Më vjen mend një takim i vitit 87-88, në një bisedë me Ismail Kadarenë më kujtohet kur e pyetën se si i dukej Teatri. Dhe ai i tha duke parë një ndërtesë me suvanë e rënë, po ja si kjo”.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV