Shembja e teatrit/Rama sot në interpelancë, e kërkoi opozita parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për shembjen e teatrit në Kuvend. Seanca parlamentare pritet të shoqërohet me debate.

Në një kërkesë të firmosur nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë thuhet se shembja e Teatrit Kombëtar është bërë në shkelje të respektimit të parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes së vlerave historike të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.

Deputetët pyesin nëse teatrit ju bë një vlerësim kombëtar-kulturor nga ekspertë të fushës Teatrit Kombëtar përpara se të shembej nga kjo qeveri? Sipas tyre, e gjithë procedura e ndjekur është e pambështetur në një vlerësim tekniko-ligjor.

Ata ngrenë pyetjen se cili ishte qëllimi i shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe cilat janë interesat konkrete të kësaj qeverie:

1.Në shembjen e Teatrit Kombëtar?

2.Në ndërtimin e një teatri të ri?

3.Pse kjo shembje e Teatrit Kombëtar u bë në 4 e 30 të natës

4.Pse kjo shembje e Teatrit Kombëtar u bë në një kohë kur Shqipëria ndodhej në një gjendje të jashtëzakonshme?

5.Pse pati reagim aq të fortë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar?

6.Pse u transferua Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës?

7.A u mor për bazë mendimi vlerësues konkret i grupeve të interesit të aktorëve, artistëve, shoqërisë civile?

Të fundit

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Lajme të tjera

Web TV