Polcia e Korçës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim prej shtatorit të vitit të kaluar, pasi qëlluan me pistoletë drejt një personi tjetër.
Në pranga janë vënë shtetasit F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.” thuhet në njoftimin e policisë.
Materiale i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.