OFL ‘zbarkon’ në Durrës, u kërkon llogari pesë “të fortëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon që të justifikojnë pasurinë 5 të dënuarve për trafik droge dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Akil Alushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Morel Kërtalli banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enkel Kërtalli banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Ilir Oshafi banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

Gentian Malindi banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Pirja e duhanit plakë lëkurën

Tymi i duhanit është njëri ndër shkaktarët për zverdhjen e gishtave dhe thonjve, plakjes së lëkurës dhe rrudhave të...

Rreth 7.5 mln euro!/ Celibashi zbulon sa është kostoja e votës së diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët ka zbuluar se sa është kostoja e votës së diasporës. "Kosto e shtuar e votimit nga jashtë...

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi. Del nga shkolla, humb fëmija 10 vjeç. Prindërit të shqetësuar....

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë është shturë për datën 12 mars. Shkak është bërë mungesa e tagrit ligjor të...

Prenotimet në Durrës, 7-8 marsi më pak rezervime se viti i kaluar

7 marsi përveç festimeve tradicionale në shkolla, ku nxënësit me tufa me lule dhe dhurata u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre ka edhe anën...

Lajme të tjera

Web TV