ShBA ndërpret marrëdhëniet me OBSh-në/ Trump: Refuzoi reformat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Donald Trump, duke arsyetuar se ka refuzuar reformat që i ka rekomanduar ShBA.

“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi që të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.

Më herët, ShBA i ndërpreu financimin OBSH-së./E.B./Fjala.al