Spartak Ngjela posaçërisht për “Fjala”: Politika amerikane i theu të gjithë antireformistët, u mori Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela, ekskluzive për gazetën “Fjala”

Në momentet kur politika shqiptare u angazhua seriozisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe kur Bashkimi Evropian, sidomos politika gjermane, vendosi ta anëtarësonte Shqipërinë në BE, menjëherë filloi hetimi specifik në lidhje me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë.

Në funksion të kësaj, shërbimet e mëdha e morën seriozisht hetimin e korrupsionit shqiptar, sidomos menjëherë pas 11 shtatorit. Politika amerikane kishte të dhëna për ndërhyrjen e terrorizmit islamik në Shqipëri, madje ngjarjet e ‘97 kundër Berishës këtë përmbajtje kishin.

Në gjurmimet e tyre për të identifikuar ndërhyrjen e terrorizimit islamik, ata konstatuan korrupsionin e lartë në Shqipëri. Që nga ky moment filloi lufta kundër korrupsionit shqiptar, e cila kulmin e vet e arriti atëherë kur çelja e negociatave me BE-në ishte mu në prag të miratimit.

Politika amerikane që nga viti 2010  ngulmoi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sepse kjo çështje ishte bërë e mprehtë, pasi në vitin 1999 ndodhi lufta e Kosovës që u shkëput nga Serbia. Në vitin 2008 u shpall pavarësia e Kosovës; dhe çështja e politikës së lartë në Tiranë ishte shumë akute.

Në këto momente u konstatua se ndërhyrja e Moskës dhe Beogradit në politikën e lartë shqiptare ishte fakt; prandaj politika amerikane në vitin 2011- 2012 e konceptoi reformën antikorrupsion në Shqipëri, me pikënisje nga Reforma në Drejtësi.

Amerikanët konstatuan se ishin dy korporata biznesi korruptive në qarqet e larta të drejtimit shqiptar: një pushtet gjyqësor i korruptuar, dhe një qeveri e korruptuar si fenomen. Që nga ky moment filloi strukturimi i Reformës në Drejtësi.

Berisha nuk e pranoi, dhe ekspertiza amerikane priti; por deri në vitin 2013, ajo e studioi me vëmendje dhe e kishte përfunduar skemën e Reformës në Drejtësi. Ekspertiza perëndimore e dinte që nuk do të bëhej dot lufta antikorrupsion në Tiranë në qarqet e larta politike, nëse nuk godiste së pari pushtetin gjyqësor.

Ardhja e socialistëve në pushtet në vitin 2013, ishte koha kur ekspertiza amerikane dhe politika e BE-së hynë rëndshëm për të strukturuar reformën antikorrupsion në Shqipëri. Lufta ishte e ashpër, sepse politika e korruptuar shqiptare ishte shumë refraktare.

Treshja kryesore e frenimit të Reformës në Drejtësi ishte: Berisha, Meta, Basha; por Meta ishte kryetar Kuvendi. Ekspertiza amerikane e kapi që nuk mund të bëhej dot Reforma në Drejtësi pa u amenduar në mënyrë specifike Kushtetuta shqiptare antikorrupsion.

Pasi amenduan Kushtetutën dhe pasi i sheshuan kontradiktat dhe e morën me vete mazhorancën socialiste; në vitin 2016 politika amerikane i theu të gjithë antireformistët, i futi në Parlament dhe e mori Kushtetutën e amenduar antikorruspion me 140 vota.

Lexo edhe :  Ja si mund të ndahen mandatet në 12 qarqet e vendit

Me këtë metodë force arriti të realizonte edhe dy ligje të tjera esenciale: vetingun dhe SPAK-un. Në vitin 2017 politika amerikane e kishte arritur rezultatin pozitiv për ta strukturuar juridikisht reformën; kurse viti 2018 -2019 ishte kurorëzimi i dy sukseseve të mëdha: eliminimi 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar; eliminimi i Gjykatës Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese tërësisht, dhe ecja drejt formulimit real me strukturë normale të SPAK-ut.

Kjo është gjendja deri në vitin 2020. Tani jemi në periudhën kur, pasi ka përfunduar karantina kundër pandemisë së Covid-19, edhe SPAK-u edhe ONM-ja (Organi Ndërkombëtar i Hetimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve) janë në hapat e fundit të rifillimit të procesit të vetingut në të dyja aspektet e kolonave korruptive: në pushtetin gjyqësor dhe pushtetin e lartë politik.

I shqetësuar nga kjo situatë rigoditëse, korrupsioni i lartë politik është hedhur në sulm me presidentin Ilir Meta, i cili tani ka dështuar. Ardhja e amasadores së re amerikane në Tiranë e ka rritur presionin pozitiv kundrejt pengesave të eliminimit korruptiv; Ilir Meta është izoluar tërësisht dhe çdo lëvizje populiste nuk ka më forcë, duke përfshirë këtu edhe lëvizjen për teatrin dramatik.

Korrupsioni i lartë politik pati shumë shpresë se çështja e teatrit dramatik, i cili u prish gjatë muajit maj, do të sillte lëvizje populiste për të bllokuar reformën; por ajo lëvizje u shua si fluskë sapuni. Tani palët e korruptuara nuk kanë asnjë program, kurse ambasadorja amerikane, Juri Kim, është hedhur në veprim me skemë të plotë: nga ristrukturimi në vijim i Reformës në Drejtësi te vijimi i reformës antikorrupsion, konkretisht në politikën e lartë shqiptare.

Sipas arsyes që vjen nga analiza e këtyre fakteve që kanë ndodhur gjatë muajit maj, arrijmë në konkluzionin se shenjat e para konkrete për luftën antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shqiptare do t’i shohim me vrull në 15-ditëshin e fundit të muajit qershor, gjatë muajit korrik, por me rezultate tepër drastike gjatë muajit shtator.

E themi këtë, sepse intensiteti i madh që ka marrë akti diplomatiko-politik i amasadores amerikane, Juri Kim, të lë të kuptosh se këta janë muajt e fundit të kurorëzimit me sukses me goditjen e dy kolonave të mëdha korruptive në Shqipëri: pushtetit gjyqësor dhe të rretheve të politikës së lartë të korruptuar në Tiranë.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV