Ribashkohen “Take That”, fansat të shokuar nga ndryshimi i Mark Owen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Take That” u ribashkuan, dekada pas ndarjes së tyre, në një koncert live nga shtëpitë e tyre, para që do të shkojnë për bamirësi për të luftuar krizën nga pandemia koronavirus.

Por ndërsa anëtarët e grupit u shfaqën ndoshta më të plakur nga vite më parë, ai që fansat e patën të vështirë ta njihnin ishte Mark Owen, me ndryshimin e tij drastik, teksa u shfaq me flokë të gjatë e të thinjur dhe mustaqe.

48 vjeçari bashkoi forcat me miqtë e tij Gary Barlow 49 vjec, Robbie Williams 46 vjeç dhe Howard Donald, sot 52 vjec.

Mark u shfaq me një këmishë të verdhë të stilit haëaian dhe pantallona me po të njëjtën ngjyrë. Menjëherë fotot e tij të viteve të fundit pushtuan rrjetin, me fansat që e përgëzonin për fizikun dhe stilin e tij të vecantë, madje edhe ekzotik, me tatuazhet që i mbulonin kraharorin.

Edhe pse nuk pritej, pasi më herët kishte refuzuar, Robbie Williams u bashkua me grupin me pak minuta vonesë.

Madje me shaka ai tha se është me vonesë, vetëm 15 vite.

Robbie ishte i parë që e braktisi grupin “Take That” në vitin 1995 për të nisur një karrierë solo dhe është i vetmi që i mbijetoi tregut muzikor.

Mbrëmë ata performuan këngët hit të tyre si “Back For Good”, “The Flood” apo “Never Forget”./Fjala.al/

Burimi: DailyMail

Të fundit

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Lajme të tjera

Web TV