Shembja e Teatrit/ SPAK: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

SPAK ka reaguar në lidhje me hetimet për ligjshmërinë e procesit të shembjes së Teatrit Kombëtar, pas padive të bëra nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Qëndrimi zyrtar të SPAK e ka bërë publike AMT me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social Facebook.

Përmes një letre, SPAK bën me dije se kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020 dhe se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe është duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.

Postimi i plotë:

SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme./E.B./Fjala.al