Zbulohet nën vreshta mozaiku më i lashtë romak në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thesari i pacenuar arkeologjik, i cili ndodhet pranë Veronës, mund të datojë në shekullin III pas Krishtit, thonë ekspertët.

Nga Leonard Veizi

Mozaiku u zbulua disa metra nën dhe, shumë pranë një rreshti hardhish, vetëm një javë pasi rifilloi puna pas mbylljes nga koronavirusi.

Ruajtur në mënyrën më të përsosur, mozaiku gjendet në dysheme i shtrirë, në afërsi të qytetit verior të Veronës në Itali.

Arkeologët u befasuan nga ky zbulim, të cilit i rikthehen gati një shekull më pas në mbetjet e një vile, të cilat besohet se datojnë në shekullin e 3-të pas Krishtit. Zbulimi është bërë në një zonë kodrinore mbi qytetin Negrar të Valpolicella.

Pas zbulimit në vitin 1922, siti u la kryesisht i braktisur derisa një ekip nga mbikëqyrësit e arkeologjisë, arteve të bukura dhe peizazhit të Veronës rifilloi gërmimet verën e kaluar. Ekipi u kthye në këtë vend gjatë muajit tetor dhe përsëri në shkurt,  para se gërmimet të pezulloheshin, për shkak të pandemisë koronavirus.

Mozaiku u gjet disa metra nën një rresht hardhish, një javë pasi rifilloi sërish puna.

“Pas dekadave të panumërta dhe përpjekjeve të dështuara, një pjesë e dyshemesë dhe themeleve të vilës romake, të vendosura në veri të Veronës, zbuluar nga studiuesit një shekull më parë, më në fund u nxorën në dritë,” shkruajnë autoritetet nga qyteti Negrar i Valpolicella në faqen facebook të qytetit.

“Mbikëqyrësit do të vendosin tani kontaktet me pronarët e zonës dhe bashkisë për të identifikuar mënyrat më të përshtatshme për ta ribërë këtë thesar arkeologjik, i cili gjithmonë ka qenë i fshehur nën këmbët tona, i gatshëm dhe i arritshëm”.

Roberto Grison, kryetari i komunës së Negrar të Valpolicella, tha për gazetën lokale L’Arena: “Ne besojmë se një sit kulturor me këtë vlerë meriton vëmendje dhe duhet të përmirësohet. Për këtë arsye, së bashku me shefin e mbikëqyrjes dhe ata që janë përgjegjës për fondet bujqësore, do të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë thesar të kënaqshëm.”

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë një botë të humbur 34 milionë vjeçare nën 2 kilometra akull

Gurët dekorativë, që datojnë 2000 vjet, u zbuluan gjithashtu pas një zgavre të hapur në rrugë, para Panteonit në Romë, gjatë mbylljes prej koronavirusit.

Shtatë pllakat u gjetën 2,5 metra nën tokë në Piazza della Rotonda. Edhe pse gropat janë një problem i zakonshëm në Romë, për fat të mirë, sheshi ishte i zbrazët në kohën kur u shemb trotuari në prill.

Sitet kulturore të Italisë po rikthehen në aktivitetin e tyre me ngadalë, duke nisur me parkun arkeologjik të Pompeit, i cili rihapet të martën. Parku u rihap nën masat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet e temperaturës, ndërsa çmimi i hyrjes është ulur në 5 €.

Koloseu do të rihapet në 1 qershor, me vizitorë të detyruar t’i blejnë biletat në internet, të vënë maska dhe të kontrollojnë temperaturën e tyre përpara se të hyjnë.

Burimi: theguardian.com

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV