Humb jetën e moshuara te ‘Shefqet Ndroqi’, pas vdekjes u konfirmua me Covid19

Urgjenca Infektive

15 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 11 janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe 1 në Kamzë, ndërsa është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

Një 82 vjeçare ka humbur jetën te spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa pas vdekjes është mësuar se ajo ka qenë e infektuar me COVID-19.

Gjithashtu, janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Shifrat e reja e çojnë në total numrin e të infektuarve në 1136 persona.

Covid-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1/b.b/fjala.al