“Më fiksoi në shkollë”, zbardhet dëshmia e 15 vjeçares së abuzuar nga i moshuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë dyshohet të ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

Në dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, siguruar nga “abcnews” theksohet se 65 vjeçari e kishte ngacmuar atë që kur ishte në shkollë. Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëherë”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.

Policia arrestoi ditën e djeshme 65 vjeçarin dhe tre të rinj të tjerë, pasi akuzohen se abuzuan seksualisht me të miturën duke i bërë shantazh përmes videove intime.

Fillimisht ka qenë 65 vjeçari që ka abuzuar me vajzën duke filmuar gjithçka, pamje të cilat më pas ia ka shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët gjithashtu përmes shantazhit se do t’i publikonin ato imazhe kanë abuzuar me të.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.

Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65 vjeçari për shkak se kishte qenë roje shkollë disa kohë më parë, nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera./b.b/fjala.al

Të fundit

A ka vend për alarm? Gripi i shpendëve shkakton viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara

Për herë të parë, një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdiq si pasojë e infektimit me gripin...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV