Rudina Hajdari “dekonspiron” PS-PD: Për çfarë mendoni se erdhën amerikanët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur një deklaratë me tone të larta në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, ku nuk arrit asnjë marrëveshje për reformën zgjedhore. Sipas Hajdarit, PS dhe PD i mbyllën derën edhe Ambasadës Amerikane, e cila u përfaqësua sot nga diplomati Ian Craëford.

“Dua të falenderoj Ambasadën Amerikane që ‘u ngujua’ sot në këtë ndërtesë dhe nuk ndaloi në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje reformës zgjedhore. Edhe këtë herë negociatat dështuan sepse partitë politike janë këtu vetëm për interest e kryetarëve dhe bizneset e tyre. Pse mendoni ju se vijnë amerikanët këtu? Vijnë sepse duan të mbrojnë interesin e shqiptarëve, por edhe këtë herë ia mbyllën derën. I thanë se nuk janë gati të bëjmë marrëveshje. Në momentin e fundit u tërhoqën. Ata (amerikanët) ishin të investuar që të kishim një zgjidhje. Ambasada Amerikane kërkon që kjo reformë të ketë bekimin e qytetarëve shqiptarë”, tha Hajdari.

Megjithatë, deputetja e opozitës parlamentare theksoi se “loja është e hapur akoma” dhe se do të vazhdojë të demaskojë “fytyrën e këtyre njerëzve”, duke iu referuar përfaqësuesve të PS dhe PD.

-‘Digjet’ 31 Maji/ S’ka marrëveshje për reformën zgjedhore, diskutimet do vijojnë

Të fundit

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV