Sami Golemi, shqiptari që themeloi aviacionin afgan në vitet ‘20-‘30-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studioi në Turqi dhe në Francë për aviator. E uli avionin me defekt në shkretëtirë kur në një fluturim avioni pësoi defekt. Themeloi në vitet ‘30-të armën e aviacionit në Afganistan dhe u emërua këshilltar pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Refuzoi të bombardonte Greqinë për llogari të Italisë në vitin 1940. U emërua komandant i Aviacionit të Tiranës pas Luftës së Dytë Botërore, por më pas u arrestua pasi u fut në shënjestrën e jugosllavëve. Përfundoi i paralizuar dhe vdiq në dëshpërim në vitin 1975.

Historia e rrallë e Sami Golemit nga Kurveleshi që vjen nga studiuesi Vladimir Bizhga.

Vladimir Bizhga

Ky qe Sami Ali Golemi. Aviator klasi, që kishte mbaruar në Turqi shkollën ushtarake dhe nga viti 1925-1927 kreu studimet në Fracë, në akademinë e aviacionit. Nga viti 1927 deri në fund të vitit 1932 Samiu shërbeu në Afganistan pranë shtabit të përgjihshëm të ushtrisë afgane si këshilltar për ngritjen e aviacionit afgan.

Po kush qe Sami Ali Golemi? Ai kish lindur në Golem të Kurveleshit, në jug të Shqipërisë. I ati Ali Bilush Kërra (Golemi) kish marrë arratinë e punonte në Stamboll për shkak të një incidenti me një zabit turk. Më pas ai mori gruan Lale Barjam Mustafaraj dhe dy djemtë Bilalin dhe Samiun. Bilalin e futi në shkollën veterinare ushtarake dhe pasi mbaroi në Francë institutin “Pasteur” me gradën profesor doktor në shkencat e mikrobiologjisë, shkëlqeu si shkencëtar kalibri dhe e mbylli jetën si drejtor i institutit bakterologjik të Ankarasë.

Në vitin 1916 Samiu fillon liceun ushtarak të Stambollit. Vitet 1916 deri në vitin 1920 që ai mbaron shkollën, Turqia ziente nga lufta për liri. Mbas rënies së Sulltan Abdyl Hamiti II në fronin e rrënuar hipi Mehmeti VI. Më 22 nëntor të vitit 1918 në hotel Pallas të Stambollit do të qëndronte Mustafa Qemali, heroi i Turqisë. Orë të tëra Samiu me shokët e tij mblidheshin para hotel Pallasit për të parë heroin e adhuruar. Më 7 gusht në Erzurum, kongresi kombëtar i Turqisë me Mustafa Qemalin në krye shpalli fillimin e kryengritjes kundër marrëveshjeve poshtëruese të forcave të Antantës për ndarjen e Turqisë. Në gjithë vendin po ngriheshin pika rekrutimi vullnetarësh për luftën. Në Stamboll me mijëra njerëz regjistroheshin në pikat e hapura. Gjenerali Anglez, Henri Vilson shpall shtetrrethimin. Samiu dhe shokët e tij punuan ditë e natë me detyrat që iu jepnin qendrat e kongresit kombëtar. Ata çonin materiale sekrete tej vijave të frontit dhe bënin propagandë pro luftës çlirimtare.

Nga viti 1920 deri në vitin 1924 Samiu vazhdon studimet në Akademinë ushtarake për aviacion. Në korrik 1922 ushtria turke me Gazi Mustafa Qemalin theu ushtrite intervensioniste të Antantës. 29 tetor të vitit 1923, Turqia shpallet Republikë. Samiu student gëzon si gjithë shokët e tij lirinë.

Në vitin 1924 pasi mbaron Akademinë, ai emërohet në Izmir dhe më 23 shkurt të vitit 1925 ai niset për Francë. Në pasaportën e tij turke tregohet hyrja në Marsejë,më 12 mars 1925.
Në Paris Samiu studion në Akademinë Ushtarake “San Cyr” të Versajës për Aviacionin Ushtarak, ku mbaron shkëlqyeshëm. Vëllai i tij, i madhi Bilal Golemi tha atëherë: Samiu na nderoi i pari në Paris.

Më 7 shtator 1927 niset nga Franca për Stamboll. Në fund të shtatorit ai emërohet nga ministria turke e mbrojtjes komandant i shkollës së aviacionit ushtarak me gradëd Nën/kolonel. Kur fluturonte mbi Bosfor, mbi Maramara, mbi stepat pa fund të Anadollit shpirti i gufonte e ai thoshte: Turqia është e pafund.

Pas një viti ai urdhërohet të niset për në Afganistan si këshilltar i aviacionit ushtarak afgan. Ky qe vlerësim për të, për punën e tij. Samiu dinte veç shqipes e turqishtes, arabisht, frëngjisht e persisht.

Duke u bërë gati për t’u larguar nga Stambolli i dashur, i dukej si braktisje; a do te vinte dot më në Stamboll. Do ta merrte malli për rrugicën e tij me kalldrëm, zërin e bakallit, takimet me shokët në klubin e Haxhiut në lagjen Mehmet Pasha apo për zhurmën në Kapallë Çarshia. Përqafime duarsh që tunden në ajër, ikja me tren për në Ankara rrugë pa fund, pyje e stepa.

Në verën e vitit 1928, ai niset pas shumë peripecish, si Aleksandi i madh i Maqedonisë dhe arrin në Kabul. Pasi takon shokët në ambasadën turke, shefi i protokollit e lajmëron se mbreti i Afganistanit i kishte caktuar një datë pritjeje. Në pallatin mbretëror, që realisht e çuditi Samiun nga stili fiorentin, e priti shambellani i oborrit, i cili e shoqëroi Samiun dhe atashehun ushtarak turk në sallën e pritjeve. Mbreti afgan Amanullah Shah i bëri përshtypje për vendosmërinë që tregonte, për ndryshimin e fytyrës së vendit të tij tmerrësisht të varfër. Ai kishte hapur rrugë dhe kishte plane për reforma sociale.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Fusha e aviacionit ndodhej në periferi të Kabulit, qyetit tërë pluhur. Samiu kompletoi godinat që ishin caktuar për klasa dhe mori pjesë në ngritjen e një hangari për avionët, rrethimin e shkollës dhe vendosien e rojeve 24 orë.

Nga reparti dilte shpesh me shokët e punës në sheshin Pashtun ku kishte një pazar zhurmues; fshatarët shisnin pjepra, bajame, shalqi, rrush, vargje duhani dhe qylymash tërë ngjyra. Zërat e shitësve të salepit e ujit i kujtonin Kapall Çarshinë në Stamboll.

Ai kishte filluar kursin e parë me studentë dhe kishte kërkuar plotësimin e stafit të pedagogëve.

Kohën e lirë, ai lexonte shumë. Kish sjellë një arkë me libra: Ahmed Hashimin, Tefik Fiqretin, Jahjo Qemalin etj..

Në vitin 1929, mbreti afgan Amanullah Shah u zhduk. Shkak u bënë reformat e tij sociale, që sollën një reaksion të madh. Qe e vështirë të shkulje prapambetjen dhe obskurantizmin fetar.
Samiu vendos rregulla të rrepta në shkollën e aviacionit. Në lagjet e Kabulit dëgjoheshin krisma dhe daulle e vazhdonin vjedhjet. Rebelët e klanet luftonin për pushtet. Këshilli i Lartë i Kurorës Afgane vendosi shtetrrethim në gjithë Afganistanin. Në këtë kohë, shkolla e aviacionit mbrohej ditë e natë më roje.
Në qershor 1932, Zahiri princi trashëgimtar, vjen në Kabul nga Parisi dhe në 1933 shpallet mbret; Samiu merr pjesë ne kurorëzimin e mbretit.

Ngjarje:

Në një fluturim për në Kandahar, në afërsi të qytetit, avioni pëson difekt por falë mjeshtërisë së Samiut ai ulet në shkretëtirë. Pas dy ditësh atë e gjejnë dhe e çojnë në Kandahar, ku një student i tij vjen dhe e merr me avion për në Kabul, qe viti 1930. Pas 4 vitesh e gjysmë, në maj të vitit 1933, Sami Golemi niset për Ankara.

Në Shqipëri, atë e kërkonte i vëllai Bilali. Ata qenë idealistë e donin të bënin gjithçka për atdheun.

Në verën e vitit 1933 Samiu vjen në Tiranë (pasi qe larguar nga ushtria) dhe fillon punë në shoqërinë e transportit ajror “Ala Littori” ku punoi si teknik avionësh në fushën e aviacionit Tiranë.

Arrestimi i doktor Bilalit e vrau shumë Samiun. Pushtimi i Shqipërisë në 1939 nga Italia fashiste qe ngjarje shumë e hidhur për terë shqiptarët. Ai vazhdoi të punojë si teknik aviacioni dhe nuk pranoi të fluturonte për bombardime në frontin Italo-Grek të luftës.
Në vitin 1942 ai braktis punën dhe me urdhër të qarkorit të Tiranës ai largohet në Xhafzotaj, Shijak. Ai mbante lidhje e dërgonte informata pranë shtabit të çetës së Pezës, tek shokët Myslym Peza dhe kishte lidhje me Medar Shtyllën dhe Nako Spiron.
Me çlirimin e Shqipërisë në nëntor 1944, në dhjetor Samiu emërohet nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë: komandant i fushës së aviacionit në Tiranë deri në vitin 1946.
Aeroporti i Tiranës kishte 25 avionë të mbetur nga lufta. Samiu e kishte pasion t’i vite në punë dhe kishte filluar punën ditë e natë. Por s’qe e thënë pasi nën/kolonel Sami Golemi do ta pësonte nga zelli i tij kombëtar. Këshilltarët e plotfuqishëm Jugosllavë urdhëruan arrestimin e nën/kolonel Samiut. Nga viti 1946 deri në 1948 ai i kaloi në ferrin e diktaturës që kishte filluar. Në vitin 1948 ai u lirua por kishte pësuar trauma të mëdha nga torturat. Filloi punë në ofiçinën e Ministrisë së brendëshme ku punonte, shumë i vrarë nga jeta, por i lumturuar nga familja, nga Refija e shoqia dhe 5 fëmijët si yje. Vitet e fundit u paralizua dhe mbeti në shtrat duke parë me mall qiellin. Në vitin 1975 Samiu ndërroi jetë duke na lënë një histori të çuditshme me hapësira kontinentale, ngjarjet e së cilës qenë aq filmike dhe dramatike. Qe historia e Turqisë, Shqipërisë dhe Afganistanit në rrjedhat e gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV