Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçar humbi jetën në kantierin e ndërtimit, janë arrestuar dy persona.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik, dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë.
Ngjarja tragjike ndodhi në një kantier ndërtimi, ku adoleshenti dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një skrep.
Fillimisht u tha se i mituri punonte në këtë kantier, por mësohet se djali ishte rastësisht aty dhe vdiq në mënyrë të dhimbshme./b.b/fjala.al