1 Qershori/Rama dhe Meta urojnë fëmijët: T’iu sigurojmë një të ardhme të sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka uruar fëmijëve festën e 1 qershorit.  E ndërsa festime për këtë datë të shënuar nuk do të ketë për shkak të Covid, Rama thotë se sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. “Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër edhe Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit duke publikuar edhe 1 foto mes tyre.

Meta thotë se duhet të ecim dorë për dore me fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë evropiane.

Po ashtu ai thotë se fëmijëve shqiptarë u duhet t’u sigurohet një e ardhme e sigurt dhe frymëzuese në atdheun e tyre.

“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë!”, shkruan Meta./b.b/fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV