Foto/Bunkeri ku u fsheh Trump, dhomat sekrete të Shtëpisë së Bardhë

Duket se shtëpinë e presidentit amerikan Donald Trump e ka prekur revolta.

Mijëra manifestues të dhunshëm sulmuan forcat e sigurisë dhe ndërtesat përgjatë bulevardeve që shtrihen përqark Shtëpisë së Bardhë duke djegur disa prej tyre.

Në median e shkruar behet me dije se prej natës së të premtes, agjentët e shërbimeve sekrete e evakuuan Trumpin, familjarët e tij dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në një bunker sekret për ta siguruar për çdo të papritur.

Dyshime lindin, ku fshihet presidenti?

Shtëpia e Bardhë, një nga shtëpitë më të njohura përmban me 132 dhoma, 35 tualete dhe 412 dyer të shpërndara në të 6 katet e saj.

Burime bëjnë me dije se rezidenca zyrtare e Donald Trump ka edhe një sërë dhomash sekrete, ku përfshihen një dhomë boulingu, një “dyqan çokollatash” dhe një bunker i madh për raste katastrofash.

Bunkeri u ndërtua në 1940 dhe nga aty janë publikuar pamje gjatë sulmeve të 11 shtatorit.

 

 

gj.b/fjala.al