Humb jetën një pacient në Infektiv, shkon në 34 numri i viktimave të Covid-19

Është shënuar viktima e 34-t e koronavirusit në vendin tonë. Pak minuta më parë mësohet të ketë humbur jetën në Spitalin Infektiv një 70-vjeçare.

Pacientja 76-vjeçare e cila humbi jetën te Infektivi, ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi pozitive me koronavirus.

Pacientja gjithashtu vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese si; tumor të pankreasit, metastaza hepatike, diabet mellitus dhe insuficencë kardiake e dekompesuar.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se ndodhen në terapi intensive edhe tre persona të tjerë.