Rishfaqet mbretëresha Elizabet, kalëron në kështjellën Windsor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha Elizabeta është shfaqur për herë të parë që pas izolimit në kështjellën Windsor, ku do të qëndrojë në karantinë deri në fund të pandemisë. Monarkja 94 vjeçare është shfaqur duke kalëruar, një nga pasionet më të dashura për të.

Windsor është kështjella e preferuar e mbretëreshës dhe atje ajo ka mundësinë të kalërojë një nga ponit e saj të preferuar, 14 vjeçarin Balmoral Fern.

Kjo është hera e parë që mbretëresha del në ambientet e jashtme të kështjellës në 10 javët e fundit. Por duket se monarkia vendosi të shfrytëzojë fundjavën me diell ndërsa mbante edhe një shall me ngjyra në kokë.

Kreu i stafit të Elizabetës e shoqëronte në këtë shëtitje nëpër kështjellë por të dy ruanin distancën sociale nga njëri-tjetri.

Edhe pse e izoluar gjatë 10 javëve të fundit, kryeministri Boris Johnson i ka raportuar mbretëreshës çdo javë përmes rrjeteve sociale, për të shmangur kontaktin me të por ende nuk dihet se kur Mbretëresha do të kthehet në krye të punëve shtetërore./fjala.al

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV