Marrëveshje Rama-Basha? Shehi: Do ishte turpi më i madh i kryedemokratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha”. Kështu e konsideron kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi një marrëveshje qeverisëse PS-PD.

Shehi u shpreh në emisionin “në Fokus” në TvT, kategorikisht kundër një marrëveshjeje që vë në bashkëqeverisje aleatin më të madh të partisë së tij me maxhorancën aktuale.

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë.

Unë jam absolutisht kundër. Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet. Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë? Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë. Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai./E.B./Fjala.al

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV